Flash

Media holandeze: Shqipëria mund të ketë manipuluar shpenzimet në mbrojtje

Tre vende të NATO-s, pas rishikimit të të dhënave, rezulton se kanë shpenzuar më pak për mbrojtjen e tyre sesa ishte rënë dakord, thonë burime të NATO-s. Çekia, Sllovenia dhe Shqipëria rezultojnë se nuk e kanë arritur minimumin e dakordësuar vitin e kaluar, ndërkohë që ato në fakt duhet të jenë tashmë duke punuar drejt një buxheti shumë më të lartë të mbrojtjes.

11:00

Florencia Pena e përlotur jep dorëheqjen pas njoftimit për vdekjen e babait të Messit: “Ndjej vetëm turp”

Moderatorja televizive argjentinase Florencia Pena u përfshi nga një valë kritikash dhe akuzash pasi përhapi drejtpërdrejt në televizion lajmin e rremë për vdekjen e babait të yllit argjentinas Messi

Lapsi.al 19 June 2026

Moderatorja televizive argjentinase Florencia Pena u përfshi nga një valë kritikash dhe akuzash pasi përhapi drejtpërdrejt në televizion lajmin e rremë për vdekjen e babait të yllit argjentinas Messi, Jorge, i cili është rëndë i sëmurë dhe ishte arsyeja pse “Pleshti” shpërtheu në lot pas ndeshjes së Botërorit kundër Algjerisë. Moderatorja 51-vjeçare e konfirmoi gjithashtu mes lotësh, sërish drejtpërdrejt në televizion, pas kërkesës për falje në rrjetet sociale: “Edhe pse ma raportuan djemtë e redaksisë, unë marr mbi vete të gjithë përgjegjësinë. Ndihem keq dhe ndjej turp”.

Kështu, historia rreth njoftimit të bërë drejtpërdrejt në televizion mbrëmjen e së premtes, më 17 qershor, për vdekjen e babait të Leo Messit, përfundoi brenda më pak se 24 orësh, me vetë protagonisten, moderatoren 51-vjeçare Florencia Pena, që dha dorëheqjen. Fatale rezultuan ato fjalë, ekskluzive por krejtësisht të pabazuara dhe të paverifikuara, gjatë programit shumë të ndjekur “El Show del Verano” në Luzu TV, një kanal me audiencë të madhe edhe në platformat e transmetimeve online.

Pena njofton dorëheqjen mes lotësh: “Më vjen turp”

Përballë asaj që ndodhi, Pena nuk mundi të bënte gjë tjetër veçse të tërhiqej, duke zyrtarizuar dorëheqjen e saj, sërish drejtpërdrejt në televizion, mes lotësh, dhe duke konfirmuar ndërprerjen e bashkëpunimit me Luzu TV. “I kërkoj falje familjes Messi për momentin e tmerrshëm që imagjinoj se po kalojnë. Më vjen thellësisht turp që kam qenë shkaku i kësaj dhimbjeje”, shpjegoi ajo mes ngashërimave të pandërprera.

“Duhet të sqaroj se këto informacione të rreme m’u dhanë gjatë transmetimit nga djemtë e redaksisë, siç është konfirmuar më pas edhe nga ekipi i produksionit të programit, por unë i besova. Dhe marr mbi vete të gjithë përgjegjësinë.”

Dorëheqja dhe komunikata e Luzu TV: “Incident i papranueshëm”

“Gabimi ishte imi”, vazhdoi Pena, e tronditur nga situata. “Nuk ndihem mirë, ka qenë dhe vazhdon të jetë një moment shumë i vështirë për mua. I kërkoj falje familjes Messi dhe të gjithë atyre që janë ndjerë të prekur ose të lënduar nga kjo situatë. Faleminderit që më dhatë mundësinë të flas.”

Edhe vetë Luzu TV publikoi më pas një komunikatë zyrtare, ku u distancua nga fjalët e moderatores gjatë transmetimit: “Na vjen thellësisht keq për incidentin që ndodhi drejtpërdrejt gjatë programit. Për kanalin tonë, transmetimi i informacioneve të ndjeshme pa një verifikim të duhur paraprak është i papranueshëm.”

Çfarë ndodhi drejtpërdrejt në TV

Por çfarë kishte ndodhur gjatë “El Show del Verano” në Luzu TV, një nga programet sportive më të ndjekura nga tifozët argjentinas në mbarë botën përmes internetit? “Ka vdekur babai i Messit”, ishte njoftimi tronditës që shkaktoi rrëmujën e madhe, e cila u përshkallëzua në minutat pasuese kur mbërriti përgënjeshtrimi i menjëhershëm.

Por në transmetim dëmi ishte bërë tashmë dhe kaosi u përhap edhe në studio, mes përpjekjeve për shpjegime dhe kërkesa faljeje, ndërsa lajmi kishte bërë tashmë xhiron e botës. Ai arriti deri te familjarët e Lionel Messi, të cilët u detyruan të publikonin një komunikatë zyrtare për ta përgënjeshtruar, në një moment dhimbjeje të thellë.

Vetë Pena, në kanalet e saj sociale, kërkoi menjëherë falje dhe shprehu keqardhjen personale për atë që ndodhi, por vorbulla e polemikave dhe kritikave ndaj saj nuk u ndal. Për këtë arsye, ajo u detyrua të japë dorëheqjen publikisht, mes lotësh dhe ngashërimash pendese.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI