Flash

Gjiknuri pas mbledhjes në Këshillin Politik: Opozita erdhi me të njëjtën qasje, pa propozime konkrete

Lapsi.al 22 September 2020
Gjiknuri pas mbledhjes në Këshillin Politik: Opozita erdhi me të

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në këshillin politik, Damian Gjiknuri,  në përfundim të mbledhjes u shpreh se opozita kishte të njëjtën qasje, si dhe I bëri apel opozitës së bashkuar për të sjellë një draft konkret me amendamentet e tyre për Kodin Zgjedhor.

“Së pari fatkeqësisht opozita erdhi me të njëjtën qasje politike, tashmë të transformuar në një letër, por harruan që ky këshill vepron në bazë të një standardit të arritur, i imponuar ky standard nga opozita. Kur kishim debate në çështje të tjera, për të cilat ODIHR kishte rënë dakord të jepte asistencë ishte opozita që vendosi standardin. Synohet kompromisi dhe kur nuk ka, mund të merret asistenca, por vetëm mbi drafte përkatëse. Çfarë i themi tani, hajdeni me propozime konkrete. Ky këshill është krijuar për të konsultuar me opozitën jashtëparlamentare.

Kushtetuta ka ndryshuar, nuk mund të humbasim kohë. Ne sollëm propozimin tonë, nuk mund t’u pëlqejë, por propozimet duhet të vijnë me shkrim, jo me studio. I thashë merrni kohë, shkruani draftet e sillini, por tentativa si këto janë për të minuar këtë proces për të bllokuar hyrjen në fuqi. Kemi një emergjencë kohore, dhe do vijojmë të mirëpresim. Procedura në parlament ka nisur ne jemi të gatshëm për të punuar 24 orë, kur të duan ata” u shpreh Gjiknuri.

Të këshilluara

UN75: E ardhmja që duam, OKB-ja që duam

Mes pandemisë së KOVID-19, Kombet e Bashkuara nisën konsultimet globale për të shënuar 75-vjetorin e tyre. Përmes anketash dhe dialogjesh, ato i pyetën njerëzit...

14:09

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI