Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të zhvillojë rreth orës 15:00 një mbledhje me aleatët e PD. Nuk dihet arsyeja pse Basha po organizon këtë mbledhje me aleatët e tij.
Ndryshimet kushtetuese që mazhoranca kërkon t’i reflektojë në Kodin Zgjedhor mbetet temë kryesore e ditëve të fundit.
Opozita e Bashkuar ka kërkuar që koalicionet parazgjedhore të mos hiqen dhe listat të hapen 100%, ndërsa PS ka në tryezë draftin me lista të hapura, por me kushte, si dhe ndalimin e koalicioneve dhe prag zgjedhor 3%.