Flash

Rama organizon mbledhjen e tretë me drejtuesit politikë të PS në qarqe për organizimin e fushatës

Lapsi.al 21 September 2020
Rama organizon mbledhjen e tretë me drejtuesit politikë të PS

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme rreth orës 16:00 në selinë rozë drejtuesit politikë të qarqeve.

Brenda 10 ditëve kjo është mbledhja e 3-të që Rama organizon me drejtuesit politikë. Takimi po mbahet në kuadër të organizimit të zgjedhjeve. Rama do të japë porosi në këtë takim kryesisht në lidhje me shërbimet ndaj qytetarëve.

Dy mbledhjet e para u organizuan më 9 shtator dhe 14 shtator.

Në atë të dytën u evidentua se drejtuesit politikë të PS në Veri po hasnin problematika, kurse ata në jug paraqiteshin më mirë.

Rama e ka bërë të qartë në PS se kërkon 74 mandate në zgjedhjet e 25 prillit që do i siguronin mandatin e tretë radhazi.

Të këshilluara

Covid-19 prek gjykatën e Elbasanit

Covid-19 ka prekur Gjykatën e Elbasanit. Këtë të hënë janë regjistruar pozitivë dy raste të reja, një një oficer i policisë gjyqësore dhe punonjëse. Aktualisht,...

15:49

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI