Flash

Veliaj krahason Tiranën me Las Vegasin për të justifikuar hapjen e kazinosë së re në qendër

Lapsi.al 22 September 2020
Veliaj krahason Tiranën me Las Vegasin për të justifikuar hapjen

Në përpjekje për të justifikuar vendimin e qeverisë që lejoi hapjen e kazinosë në qendër të Tiranës dhe që rindezi debatet për shkak se binte në kundërshti me një sërë premtimesh të mëparshme të socialistëve, Erion Veliaj ka lëshuar një tjetër thagmë, siç është bërë e zakonshme tani sa herë flitet për premtimet e pambajtura.

Kryebashkiaku krahësoi Tiranën me Las Vegasin, duke u shprehur se edhe atje ka kazino dhe kjo është arsyeja pse Las Vegasi është një pikë referimi për turizëm. Në një intervistë për “ABCNeës”, Veliaj u shpreh se rikthimi i tyre mund të përdorej për ta bërë kryeqytetin atraksion turistik.

“Nuk shoh devijim nga fushata për të ndaluar pikat e basteve poshtë cdo pallati dhe shkalle dhe merrnin kursimet modeste të familjeve. Një nga arsyet pse njerëzit shkojnë në Las Vegas, nuk është peizazhi, por kazinotë. Nuk shkojnë në Las Vegas për shkretëtirën se rërë ka kudo, por shkojnë për kazinotë. nëse ka një komunitet që nuk futet në lagje, por qendër të Tiranës, janë të huajt, që janë gati shpenzojnë,”-u shpreh Veliaj.

Në vendimin që është botuar në Fletoren Zyrtare lejohet vendosja për zhvillimin e lojërave të fatit, të kategorisë kazino. Në dy pjesë të ndara, qeveria ka publikuar edhe hartën se ku lejohet zhvillimi i aktivitetit kazino. Pavarësisht se qeveria Rama u zotua për nxjerrjen jashtë zonave urbane të kazinove, vetëm në resortet me 5 yje, tashmë vetë socialistët po e zhbëjnë ligjin e miratuar në vitin 2018.

Në këto dy vendime ka një sërë specifikash për ushtrimin e aktivitetit, ku theksohet eksperienca në këtë fushë, një kapital më shumë se 1 200 000 000 (një miliard e dyqind milionë) lekësh.

Të këshilluara

UN75: E ardhmja që duam, OKB-ja që duam

Mes pandemisë së KOVID-19, Kombet e Bashkuara nisën konsultimet globale për të shënuar 75-vjetorin e tyre. Përmes anketash dhe dialogjesh, ato i pyetën njerëzit...

14:09

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI