Flash

Tërmeti i prishi shtëpinë/ I moshuari: Më thanë ka edhe më keq (VIDEO)

Lapsi.al 18 September 2020
Tërmeti i prishi shtëpinë/ I moshuari: Më thanë ka edhe

Tërmeti i 26 nëntorit dëmtoi shumë familje në Shijak. Një prej tyre ishte dhe banesa e Sali Kokomanit në fshatin Gjepal në Shijak. Stresi që u shkatoi tërmeti, u pasua nga stresi që u ka shkaktuar shteti pasi nuk u ka ardhur në ndihmë në asnjë lloj forme. Në bisedën që pati me shefin e kabinietit të kryetarit të Partisë Demokratike, Dorian Teliti, ai thotë se komisioni as nuk e ka vlerësuar shtëpinë e tij edhe pse dëmtimet shihen me sy. Ai gjithashtu thotë se në të njëjtën mënyrë janë trajtuar edhe shumë familje të tjera në këtë njësi administrative.

Sali Kokomani: Quhem Sali Isa Kokomani, banues në Hardhishtë, njësia administrative Gjepal. Marr shkas që e bëj këtë denoncim për dëmtimet e tërmetit se në kohën kur ra tërmeti erdhën disa komisione. Edhe vetëm erdhën atë ditë edhe thanë ka më keq se kjo. Por fakti që është, shikoje. Të paktën të kishin dhënë një 2 milionë lekë ose 5 milionë lekë për të bërë riparime, nuk themi që ta shembin.

Dorian Teliti: Pra kanë ardhur nga bashkia, kanë bërë verifikime?

Sali Kokomani: Po, erdhën.

Dorian Teliti: Edhe çfarë thonë, s’ka asnjë dëm?

Sali Kokomani: S’ka thonë. Kjo është… mund të jenë të tjerat edhe më keq. Edhe dhoma tjerër atje matanë ka rënë tavani komplet, që është prish.

Dorian Teliti: Pra bashkia ka ndërhyrë tek ato shtëpi që kanë më pak dëme se këto?

Sali Kokomani: Po siç po i shohim ashtu janë duke vepruar. Këtu s’ka absolutisht asnjë lloj ndihme. Nuk kërkoj që të vijnë ta shembin, hajde shikoje. A dy milionë lekë i takon, a tre milionë, që ta riparoj në qoftë se është për t’u riparu. Në qoftë se është për t’u shemb, ta shembin. Se nuk jam vetëm unë, se mund të jenë edhe shumë të tjerë që se kanë marrë vlerësimin.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI