Flash

(FOTO) I shpërthyen makinën në mes të Tiranës, shpëton Preng Gjini

Lapsi.al 16 September 2020
(FOTO) I shpërthyen makinën në mes të Tiranës,

Preng Gjini, 51-vjeçari të cilit iu hodh makina në erë dje me 500 gram C4, ka mundur të mbijetojë.

Shenjat e shpërthimit janë tepër të dukshme në trupin e tij.

Gjini është i pandërgjegjshëm dhe me oksigjen por sipas mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë shpërthimi i ka lënë shenja në krahë dhe fytyrë.

Preng Gjinit i është vrarë vëllai mbi një vit më parë në mes të Rreshenit, ngjarje që dyshohet se vinte si pasojë e përplasjes për territore kriminale në Itali me një familje tjetër të këtij qyteti, Reçi. Pasi Kastriot Reçi u ekzekutua me snajper në mes të ditës në Rrëshen, flitet se Preng Gjini kishte familjen në SHBA dhe ruhej me lëvizjet e tij në Tiranë. Kjo duket se nuk ka mjaftuar për ta ruajtur nga atentati që kishte për qëllim ti merrte jetën. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Tjetër vatër zjarri në Krastë (VIDEO)

Një tjetër vatër zjarri është shfaqur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:45 në zonën e pyllëzuar të Krastës në Elbasan. Flakët po shpërndahen me shpejtësi për...

10:47

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI