Flash

Rama e hoqi nga Lezha, Lleshaj: Nuk jam mjeshtër në fushatë

Lapsi.al 15 September 2020
Rama e hoqi nga Lezha, Lleshaj: Nuk jam mjeshtër në fushatë

Pas shkarkimit të ministres Besa Shahinit sytë janë hedhur nga Sandër Lleshaj. Në emisionin “Open” ministri i mohoi zërat për një largim të shpejtë nga qeveria, por shtoi se nuk do të jetë i përhershëm në këtë post dhe se do të vijë një ditë dhe ai do të largohet.

“Dua të them që nuk janë deklarata që kundërshtojnë njëra-tjetrën. Në thelb nuk ka asnjë hap para, as anash në këtë qëndrime. U pyeta në Vlorë a jeni të sigurt që nuk do të jeni ministër, po i thash nuk do të jem. Ka një arsye të caktuar që do të iki dhe në këtë botë. E njëjta gjë ishte dhe në Shkodër, më thanë a do të jenë zgjedhjet “me” apo “pa ju”, i thash “me... me...”, sepse unë do të jem në zgjedhje sikurse dhe jo si ministër.

Nuk jam ministër tipik, kam një pjesë utopizmi përsa i përket politikës. Jam pjesë e një ekipi dhe funksionoj si pjesë e një ekipi. Nuk e përdor marshin indietro, kështu që nuk mund të them. Di që jam plotësisht i angazhuar dhe kam një regjistër që më bën të jem legjitim në pozicionin që jam. Nuk jam në dijeni që do të kem një histori interesante në këtë fushë. Nuk jam mjeshtër në fushatë,” - tha ministri.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI