Flash

Tritoli në Tiranë/ Saga e hakmarrjeve mes "ushtarëve" të baronit të drogës Met Kanani

Lapsi.al 15 September 2020
Tritoli në Tiranë/ Saga e hakmarrjeve mes "ushtarëve"

Një shpërthim i fuqishëm tritoli tronditi Tiranën pasditen e kësaj të marte. Shënjestra ishte Prend Gjini që ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në kryeqytet. Lënda plasëse ishte vënë në pjesën e parme të automjetit dhe shpërthimi i saj plagosi edhe një shtetas italian që ishte kalimtar në rrugë.

Kreu i policisë së Tiranës Rebani Jaupaj tha menjëherë pas ngjarjes se behet fjalë për hakmarrje pasi i plagosuri është vëllai i Armando apo Tonin Gjinit që u ekzekutua në sy të fëmijëve të tij në makinë në 12 gusht të 2019-ës në mes të Rrëshenit.

“Është ngritur një grup hetimor. Po mblidhen të dhënat në vendin e ngjarjes. Janë ngritur edhe pistat e hetimit, por nuk mund të jap detaje. Mund të them që bëhet fjalë për hakmarrje me disa persona të tjerë në Tiranë” – tha Jaupaj.

Prend Gjini ka qenë edhe efektiv pranë Gardës së Republikës. Atentati është realizuar me telekomandë, ndërkohë që lënda plasëse, ishte vendosur poshtë sediljes së shoferit, pikërisht në vendin ku ndodhej edhe Gjini, në automjetin e llojit “Golf”, ngjyrë gri.

Vëllai i tij Armando (Tonin) Gjini njihej si ish-ushtari i Met Kananit i konsideruar si “baron droge” dhe i arrestuar në Turqi i akuzuar për trafik heroine dhe kokaine. 48-vjeçari Armando Gjini u arrestua në 2018-ën si pjesë e bandës së Met Kanani, në kuadër të operacionit ‘Precizioni’. 4 ditë pas arrestimit Gjini u lirua nga burgu. Ndaj tij kishte pasur më parë edhe një atentat me tritol, por ai e pikasi lëndën plasëse pa shpërthyer dhe mundi të shpëtojë.

Lapsi.al mëson se atentatet ndaj familjes Gjini kanë si motivacion hakmarrjen. E lidhur me këto vrasje dyshohet se është edhe ekzekutimi me snajper i biznesmenit Kastriot Reçi, që u ekzekutua në Mirditë në gusht të vitit të kaluar. Snajperisti që ekzekutoi Reçin qëndronte në një apartament në pronësi të Armando Gjinit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Vrasje në Tiranë

Një vrasje ka ndodhur në orët e pasdites në Tiranë, në zonën e Bathores. Deri më tani mësohet se krimi dyshohet se ka ndodhur brena në familje. Ndërkohë që prit...

18:59

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI