Flash

Karantina goditi më shumë biznesin e veshjeve dhe gazetave; shitja e kompjuterëve u rrit me 17% në prill

Lapsi.al 16 September 2020
Karantina goditi më shumë biznesin e veshjeve dhe gazetave; shitja e

Gjatë prillit, në të cilin masat bllokuese për shkak të pandemisë u shtrinë gjatë gjithë muajit sjellja konsumatore shfaqi ndryshime ekstreme.

Të dhënat e INSTAT tregon se volumet e shitjeve kanë pësuar ulje me ritme dyshifrore, përveçse pajisjeve kompjuterike. Puna në distancë sidomos për stafet arsimore, administratën publike dhe shërbime të tjera që u kryen nga shtëpia nxitën një shitje jo të zakontë të Pajisjeve kompjuterike, informatike dhe të komunikacionit.

Sipas të dhënave të INSTAT gjatë muajit prill shitjet e pajisjeve kompjuterike u rriten me 17.4 për qind me bazë vjetore, ndërkohë që pësuan rënie të fortë për grupet e tjera.

Gjatë prillit tregtia me pakicë ka shënuar rënie me 25.7% të indeksit të volumit në total në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sektori më i goditur gjatë prillit shihet të kenë qene tregtia e veshjeve  e cila pësoi rënie me 87 % në raport me një vit më parë, teksa pothuajse të gjitha dyqanet ishin të mbyllura.

Ulje me 69 për qind u shënuan edhe në volumet e shitjeve të Libra, gazeta, artikuj shkollor, produkte të argëtimit, pajisje sportive, lodrat, lojrat dhe të tjera produkte industriale në njësi tregtare të specializuara. Në atë kohë, gazetat ndërprenë aktivitetin dhe u përqenduan vetëm në shërbimet online, ndërsa dhe mbyllja e shkollave ndikoi në shitjet e kancelarive.

Me shumicën e makinave që mbetën në parking, gjatë prillit tregtia e karburanteve pësoi rënie me 33,7%.

Edhe shitjet e Produkteve farmaceutike, mjekësore dhe ortopedike, kozmetike, parfume dhe të tjera të higjenës personale ranë me 16% m ebazë vjetore në prill.

Për shkak të mbifurnizimeve gjatë marsit në prill shitja e artikujve ushqimore ra me 8.7% në prill në dyqanet e vogla të lagjes, ndërsa në supermarkete tkurrja ishte më e forte me 11.2%.

Gjatë muajve të pandemisë konsumatorët reaguan në mënyrë ekstreme në blerjet e tyre duke u fokusuar vetëm tek mallrat e domosdoshëm. Edhe në prill, indeksi i volumit të tregtisë me pakicë ra me 7.5% me bazë vjetore.

Por situata duke se ka ndryshuar në muajin qershor me heqjen e masave kufizuese ku vihet re një rritje e konsumit për të gjitha kategoritë.

Tregtia me pakicë gjatë qershorit është rritur në total me 8,1 për qind duke amortizuar kështu rezultatet e tremujorit të dytë të vitit. Grupet me rritjen më të madhe të konsumit në qershor ishin produktet farmaceutike me 37 për qind, artikujt industrial në supermarkete me 30.5%,  ushqime dhe pije duhan në supermarkete me 16.8%, ndërsa shitjet e kompjuterëve pësuan rënie me 26 për qind në raport me një vit më parë. Tregtia me pakicë e karburanteve ra me 1.1% , furnitura shkollore vijoi të jetë më rënie edhe në qershor me -8,5% .

Gjatë muajve të pandemisë shihet se tregtia me pakicë ka goditur më fort tregtinë e veshjeve, artikujve shkollore dhe tregtinë e karburanteve, teksa shihet se bizneset e TIK duket se kanë qenë më pak të goditurat.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI