Flash

Atentati në Tiranë/ Lënda plasëse ishte vendosur sipër gomës së parë, Preng Gjini jetonte i fshehur që pas vdekjes së vëllait

Lapsi.al 16 September 2020
Atentati në Tiranë/ Lënda plasëse ishte vendosur sipër

Detaje të reja janë mësuar nga atentati me eksploziv ndaj Preng Gjinit.

Forcat xheniere, nisur nga matjet në mjet, dyshojnë se në këtë atentat është përdorur 400 deri në 500 gram eksploziv. Lënda plasëse ishte vendosur sipër gomës së parë, nga ana e pasagjerit.

[video width="480" height="848" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/09/Video_20200915200328729_by_VideoShow.mp4"][/video]

Gjendja e të plagosurit

Burime nga Spitali i Traumës thanë për News 24 se gjendja e 51 vjeçarit Preng Gjini paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

Dëmtimet më të mëdha i ka marrë në pjesën abdominale, për shkak të të cilave ka kryer një intervent. Pavarësisht forcës së madhe shpërthyese, 51 vjecari nuk ka marrë dëmtime shumë serioze, sepse i ka shërbyer si mburojë motori i makinës.

Detaje nga hetimet 

Prej vdekjes së të vëllait, 51 vjecari ka jetuar i fshehur, pasi i druhej një atentati. Pjesën më të madhe të kohës ka jetuar në Tiranë, ndërsa 2 vajzat e tij dhe bashkëshortja jetojnë në Amerikë.

Ai kryente levizjë shumë të pakta në kryeqytet dhe pjesën më të madhe të kohës ishte në shoqërinë e kushëririt të tij, që ka banesën shumë pranë vendit ku ndodhi shpërthimi (pas UET).

Mjeti ku ishte vendosur lënda plasëse është në pronësi të kushëririt të Gjinit. Atentatorët kanë pasur si objektiv sulmi pasagjerin e mjetit, që në të shumtën e ditëve ishte 51 vjecari. Por, për rrethana që ende nuk dihet, mbrëmjen e djeshme ai lëvizi i vetëm në makinë, në pozicionin e drejtuesit të mjetit.

Dy të plagosurit e tjerë që ishin kalimtarë, italiani dhe 14-vjeçari kanë lënë spitalin. Nga familja Reçi, disa persona janë shoqëruar në polici, por nuk ka prova kundër tyre.

Të këshilluara

Tjetër vatër zjarri në Krastë (VIDEO)

Një tjetër vatër zjarri është shfaqur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:45 në zonën e pyllëzuar të Krastës në Elbasan. Flakët po shpërndahen me shpejtësi për...

10:47

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI