Flash

Netanyahu: Zhvillimet e fundit Izrael-Kosovë çojnë drejt një epoke ku përfitojnë të dyja palët

Lapsi.al 16 September 2020
Netanyahu: Zhvillimet e fundit Izrael-Kosovë çojnë drejt

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë përmes një letre se zhvillimet e fundit në mes të Izraelit dhe Kosovën mund të çojnë drejt një epoke të re, në të cilën mund të përfitojnë të dyja palët.

“Jam i bindur se ne mund të arrijmë shumë duke punuar së bashku dhe shpresoj që do të shkojmë drejt realizimit”, ka deklaruar Netahyahu.

Ai i ka bërë këto komente përmes një letre e cila u lexua në kuadër të ngjarjes së organizuar të martën në Prishtinë nga Kryerabinati i Shqipërisë, Yoel Kaplan, për shënimin e Vitit të Ri Hebraik, që nis të kremtohet më 18 shtator.

Netanyahu po ashtu ka thënë se vlerëson përpjekjet e komunitetit hebre në Kosovë për t’u bashkuar më shumë me njëri-tjetrin.

Shënimi i Vitit të Ri Hebraik në Prishtinë, ka ardhur pak ditë pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në mes të Kosovës dhe Izraelit.

Lajmi është bërë publik më 4 shtator në Zyrën Ovale nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Kjo ndodhi pasi Kosova dhe Serbia, nënshkruan nga një dokument me zotime për normalizim ekonomik.

Përveç Netanyahut, përfaqësues të komuniteteve të ndryshme fetare dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore të Kosovës kanë diskutuar në ceremoninë e së martës për lidhjet që ekzistojnë mes popullit shqiptar dhe atij hebre.

Kryerabini Kaplan ka thënë se pëlqen Shqipërinë, mirëpo ndjehet më mirë në Prishtinë.

“Kosova është unike. Jo shumë njerëz në gjithë botën e dinë sesa e veçantë Kosova. Çfarë ka të veçantë në Kosovë janë njerëzit. Dhe kjo i bën Izraelin dhe Kosovën më të afërt”, ka thënë ai.

Rabini nga Tirana, Yisroel Finman, ka thënë në Prishtinë se shqiptarët kanë bërë shumë për të shpëtuar hebrenjtë, të cilët në kohën e nazizmit kanë qenë në Kosovë dhe Shqipëri.

“Sa më shumë që kam bërë kërkime, aq më shumë e kam kuptuar që vendet tona janë shumë të ngjashme, për shkak të kulturës dhe vështirësive që kemi përjetuar me të tjerët, që nuk janë kujdesuar siç duhet për ne”, ka deklaruar Finman.

“Është shumë e nevojshme për shtetet tona që të punojnë së bashku, por më shumë se aq, është e nevojshme që individët, përfshirë kosovarët, izraelitët, hebrenjtë në Amerikë, Zvicër dhe në gjithë botën, të ulen dhe të flasin me njëri-tjetrin”, ka thënë mes tjerash ai, citon Rel.

Rabini Finman ka thënë se “paqja arrihet kur njerëzit ulen së bashku, flasin me njëri-tjetrin dhe njohin njëri-tjetrin”. 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI