Flash

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria

Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

08:37

Del VIDEO/ Ish-ministri Ilir Beqja filmohet me kreun e KLP-së

Lapsi.al 11 September 2020
Del VIDEO/ Ish-ministri Ilir Beqja filmohet me kreun e KLP-së

Portali boldnews.al ka publikuar një video ku ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja drekon në të njëjtën tavolinë me drejtues të lartë të sistemit të drejtësisë. Dallohet vetëm kreu i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Gent Ibrahimi, por sipas këtij portali në tavolinë është edhe një zyrtare e lartë të administratës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (në video është në pozicionin me kurriz, me flokë të gjatë).

Natyrisht që nuk përbën asnjë vepër penale që disa persona të drekojnë ose darkojnë mes tyre, por për shkak të pozitave që ata mbajnë pamjet të lënë një shije jo të mirë. Ilir Beqja ka qenë një ndër më të akuzuarit e mandatit të parë të qeverisë “Rama”.

Shkak ishin koncesionet në shëndetësi që shpesh janë konsideruar si afera korruptive. Opozita dhe shoqëria civile ka kërkuar me ngulm hetimin e këtyre koncesioneve nga “drejtësia e re” që do të lindte pas reformës. Pas padisë së “Nisma Thurrje” SPAK ka nisur një hetim, por dosja duket se do të mbetet gjatë në sirtarë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI