Flash

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria

Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

08:37

OBSH: Pandemia do të vihet nën kontroll brenda dy vitesh

Lapsi.al 11 September 2020
OBSH: Pandemia do të vihet nën kontroll brenda dy vitesh

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se nuk e di se kur do të përfundojë pandemia, por supozon se coronavirusi do të vihet nën kontroll brenda dy viteve.

Tass shkruan se sot shënohen saktësisht gjashtë muaj që kur OBSH-ja shpalli pandeminë, megjithëse fillimisht organizata e konsideroi shfaqjen e coronavirusit një pandemi me disa vatra.

“Nga kjo pikëpamje, nuk mund të themi kur do të përfundojë pandemia, por ekziston një mundësi që me përpjekjet globale dhe teknologjinë moderne, ajo të vihet nën kontroll për disa vjet”, njoftoi OBSH-ja.

Organizata theksoi më tej se shtetet duhet të përqendrohen në katër përparësi – parandalimin e intensifikimit të virusit, fuqizimin e njerëzve për të mbrojtur veten, bazat e shëndetit publik dhe mbrojtjen e të prekshmeve, përfshirë të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara.

OBSH-ja pretendon se gjashtë muaj pas shpalljes së pandemisë, coronavirusi nuk u bë më pak ngjitës.

Sipas statistikave të fundit, më shumë se 27.8 milionë njerëz në të gjithë botën janë të infektuar mevirus, ndërsa më shumë se 903 mijë njerëz kanë vdekur si rezultat i infeksionit.

Ndryshe, OBSH-ja pohoi se megjithëse COVID-19 është i ri, tashmë dihet shumë për të.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI