"Cristiano Ronaldo është stërvitur dhe është shumë më mirë, do të stërvitet përsëri e sipas të gjitha mundësive do të niset për në Suedi me skuadrën e pastaj do të marrim një vendim". Ky është komenti i bërë nga tekniku i Portugalisë, Fernando Santos, i pyetur mbi gjendjen e kampionit luzitan pas fitores 4-1 ndaj Kroacisë në javën e parë të Nations League. Kampioni i Juventus ishte përjashtuar nga lista e të grumbulluarve për ndeshjen në Oporto për shkak të një infeksioni në këmbën e djathtë që prej disa ditësh po e torturon.
"Doja që Joao (Felix) të ishte më i lëvizshëm për kundërsulmet, Jota nga njëra anë sepse është shumë i shpejtë në diagonalet e brendshme, pastaj Bernardo (Silva) në të djathtë që luan topin. Kjo na lejoi të krijonim raste. Që nga fillim për Anthony Lopes, për mua nuk ishte një surprizë. Duhet të vëzhgoj cfarë ndodh në stërvitje e Anthony Lopes kishte më shumë kohë, Rui Patricio është një lojtar shumë i rëndësishëm por nuk luante prej tre javësh".