Flash

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Inter humb durimin: Eriksen i sakrifikuari që mund të zbllokojë situatën për Kanté

Lapsi.al 5 September 2020
Inter humb durimin: Eriksen i sakrifikuari që mund të zbllokojë

Inter është në kërkim të dëshpëruar të financave për të rrëmbyer më pas nga Chelsea objektivin e madh të Conte për mesfushën, N'Golo Kanté. Kështu, në merkato mund të përfundojë blerja e madhe e janarit, Christian Eriksen. Suning ka nevojë të arkëtojë e nëse për danezin, që u pagua 27,5 milionë në janar, do të mbërrinte oferta e duhur, mund të formalizohet divorci i papritur. Në këto muaj danezi vetëm ka lënë të nënkuptohet klasi i tij i madh e ka vuajtur shumë për tu integruar në skemat e Conte.

Të shesës para se të blesh. Eshtë kjo strategjia e zikaltërve, që tani janë përpara një dileme të madhe në lidhje me ish-mesfushorin e Tottenham. Ashtu si bën të ditur 'La Gazzetta dello Sport', shoqëria e tekniku besojnë akoma se danezi mund të jetë një vlerë e shtuar në sezonin e ri e nuk ka për më tepër shenja thyerje të mardhënieve, sa më pak dëshirë nga ana e lojtarit apo klubit për tu ndarë. Por nëse arrin një ofertë interesante, letrat në tavolinë mund të ndryshojnë, sepse sot Eriksen nuk është i paprekshëm për Conte e tekniku salentin preferon interpretues të rolit më fizik e të karakterizuar nga vrapimi intensiv, si Vidal e Kanté.

Për kilenin është gjithcka e kryer e pret vetëm që Barcelona ta lirojë gratis, pastaj do të lidhet me zikaltrit për një kontratë dyvjecare. Për sa i përket sulmuesit të katërt që do ti shtohet Lukaku, Lautaro e Sanchez, rriten kuotat e një tjetër ish-juventini, Fernando Llorente, që Napoli nuk do kishte probleme ta linte të lirë. Një tjetër lëvizje ekonomike, sepse përpara se të bëhet një blerje e rëndësishme, Inter duhet të lirohet nga Perisic, Joao Mario, Nainggolan e Dalbert e të sakrifikojë një mes Eriksen, Brozovic e Skriniar.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI