Flash

Marrëveshja me SHBA/ Akuza e PD: 55 deputetë votuan pa e lexuar dokumentin

Partia Demokratike ka ngritur pretendime mbi numrin e deputetëve që janë njohur me përmbajtjen e marrëveshjes së huas ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për financimin ushtarak, ndërsa Kuvendi ka bërë me dije se i ka vënë në dispozicion opozitës dokumentacionin e kërkuar parlamentar.

14:06

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Messi tek Barcelona por kundër presidentit: "Nuk e mbajti fjalën, prej vitesh nuk ka projekt"

Lapsi.al 5 September 2020
Messi tek Barcelona por kundër presidentit: "Nuk e mbajti fjalën,

Lionel Messi ka shpjeguar se nuk do të largohet nga Barcelona për të shmangur një betejë ligjore me klubin e jetës së tij, por nuk ka kursyer shigjetime ndaj shoqërisë blaugrana e presidentit Bartomeu: "Më ka thënë gjithnjë se në fund të sezonit mund të vendosja nëse do të qendroja apo largoheshae në fund nuk e mbajti fjalën - ka thënë Pleshti - E vërteta është se prej koësh nuk ka një project, klubi limitohet të mbyllë vrimat e gjërat shtyhen përpara kështu". Fjalë të ashpra, që nuk lënë vend për interpretime e që rrezikojnë të kondicionojnë rëndë sezonin e ardhshëm blaugrana. Thyerja, tashmë publike, mes yllit të skuadrës e drejtuesve të shoqërisë ka patur efekt edhe në dhomat e zhveshjes, duke lënë të hutuar edhe tifozët: nga një sondazh i "El Mundo Deportivo" ka rezultuar se 75% e tyre beson se zgjedhja e Leos për të qendruar nuk është zgjidhja më e mirë për klubin.

Argjentinasi nuk e ka ‘rrudhur’ gojën në mendimet për Bartomeun e adminstrimin e tij: "Mund të fitojë ose humbasë, sepse është shumë e vështirë, por duhet të konkurosh. Të paktën të konkurosh për të mos u rrëzuar si në Romë, Liverpool e Lisbonë. Kjo më ka bërë të mendoj të largohem dhe isha i sigurtë se isha i lirë. Tani kapen pas faktit se nuk e komunikova para 10 qershorit, kur është e qartë se në 10 qershor ishim në garë për La Liga, në mesin e pandemisë që shtyu gjithë sezonin".

Në fund ka siguruar tifozët e Barcelonën: "Sjellja ime nuk do të ndryshojë, nuk ka rëndësi se doja të ikja. Do të jap maksimumin, dua të fitoj gjithnjë. Dua të jap maksimumin për klubin, për shokët e për veten time. Ajo që mund të them se do qendroj e do të jap makismumin për Barcelonën".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI