Flash

Gafa e Mancinit, Chiellini jashtë formacioni për çështje syzesh: "Kur më treguan listën nuk kisha syzet"

Lapsi.al 5 September 2020
Gafa e Mancinit, Chiellini jashtë formacioni për çështje

Giorgio Chiellini nuk ishte në formacionin titullar të Italisë, në ndeshjen kundër Bosnje Hercegovinës, për debutimin në Nations League, për një gabim qesharak. Tekniku i Italisë, Roberto Mancini ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për zgjedhje teknike, duke pranuar se kapiteni i Juventus është lënë gabimisht jashtë formacionit.

Tifozët italianë dhe vetë Mancini janë befasuar kur kanë parë që mbrojtësi bardhezi është ulur në pankinë. Në vend të tij në fushë zbriti Françesko Acerbi dhe nuk bëri punë as kërkesa e UEFA-s për të ndryshuar formacionin. “Ishte gabimi im - tha Mancini në konferencën për shtyp pas ndeshjes -. Ata më treguan formacionin, por unë nuk i kisha syzet dhe thashë në rregull. Nuk e kuptova se në formacion ishte Acerbi dhe jo Chiellini”.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI