Flash

Marrëveshja me SHBA/ Akuza e PD: 55 deputetë votuan pa e lexuar dokumentin

Partia Demokratike ka ngritur pretendime mbi numrin e deputetëve që janë njohur me përmbajtjen e marrëveshjes së huas ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për financimin ushtarak, ndërsa Kuvendi ka bërë me dije se i ka vënë në dispozicion opozitës dokumentacionin e kërkuar parlamentar.

14:06

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Republika Çeke heq dorë nga ndeshja në shtëpi: ka një motiv të fortë për ta bërë

Lapsi.al 5 September 2020
Republika Çeke heq dorë nga ndeshja në shtëpi: ka një

Menjëherë pas fitores 3-1 ndaj Sllovakisë, të premten në mbrëmje në Bratislavë, e vlefshme për Ligën e Kombeve, Kategoria B, Republika e Çekisë ka njoftuar se nuk do ta luajë ndeshjen e dytë për këtë kompeticion të hënën ndaj Skocisë në shtëpi. Arsyeja? Të infektuarit me Covid-19. Mesfushori i West Hem, Tomas Souçek, dhe sulmuesi i Romës, Patrik Schick janë të izoluar në banesat e tyre pas kontakteve me një anëtar të stafit, i cili ka rezultuar pozitiv me Covid.

“Ekipi kombëtar nuk do të luajë ndaj Skocisë të hënën për shkak të vendimit të autoriteteve dhe të situatës shëndetësore për shkak të Pandemisë së Koronavirusit:, është thënë në Twiter nga Federata e Futbollit e Çekisë. Federata e Futbollit e Çekisë ka nënvizuar shqetësimin e saj se virusi mund të përhapet më tej. Pas fitores kundër Sllovakisë ekipi anulloi të gjitha stërvitjet kjo me efekt të menjëhershëm. Që do të thotë se tashmë është shpërndarë për t’u grumbulluar në tetor për ndeshjet e radhës.

Ndërkohë Federata e Futbollit e Skocisë, nga ana e saj, ka shpjeguar se ishte në dijeni të njoftimit nga homologët çek, por që nuk kanë marrë një lajmërim zyrtar. E për këtë arsye kanë treguar se do të kërkojnë sqarime nga UEFA, e cila tashmë duhet të marrë një vendim për këtë ndeshje të anulluar për shkak të Koronavirusit. E parë në Ligën e Kombeve për sezonin 2020-2021. Të premten, gjithnjë për Ligën B të Ligës së Kombeve, Skocia ka barazuar 1-1 në Gllazgou ndaj Izraelit. E pas ndeshjeve të parë, Republika e Çekisë kryeson grupin me 3 pikë.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI