Flash

Roshi, mesazh i qartë për Edy Rejan: "Dua të luaj nga fillimi"

Lapsi.al 5 September 2020
Roshi, mesazh i qartë për Edy Rejan: "Dua të luaj nga

Nga Bjellorusia, kombëtarja u kthye me shumë gjëra pozitive, por edhe një situatë për tu qartësuar. Odise Roshi nuk do të qendronte gjatë pa ngritur zërin, kur sheh që është kthyer nga titullar i pazëvendësueshëm në një alternativë, me skemën e re të teknikut italian. Efektiv sa herë është thirrur në cështje, ku edhe kundër Bjellorusisë shërbeu asist për Baren në golin e dytë, tashmë fieraku kërkon vendin e tij: "Unë bëj më të mirën. Si çdo lojtar, dua të luaj nga fillimi, por gjithmonë unë jap maksimumin dhe më pas vendos trajneri”, u shpreh Roshi me një mesazh të qartë për veshët e Edy Rejas.

Më pas numri 21 është kthyer tek ndeshja e fituar në Minsk, ku në pjesën e dytë, kuqezinjtë patën një rënie, ndoshta edhe për shkak të kondicionit fizik: “Nuk ishte një ndeshje e lehtë, por ekipi bëri një ndeshje shumë të mirë. Lituaninë nuk duhet ta nënvlerësojmë, duhet të marrim maksimumin nga kjo ndeshje. Ekipi është shumë mirë, përderisa fituam. Bjellorusia i kishte lojtarët me minuta në këmbët e tyre. Nga ana fizike jemi shumë mirë, por gjithçka t’ia lëmë fushës së lojës. I rëndësishëm gjithmonë është 3-pikëshi, po fituam kemi bërë gjithçka mirë" përfundoi Roshi.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI