Flash

"Tani, ndjenja e golit nuk është njësoj": Balaj kërkon të festojë në stadiumin e ri

Lapsi.al 5 September 2020
"Tani, ndjenja e golit nuk është njësoj": Balaj

Pak minuta në Minsk që ndoshta i rrinë ngushtë, por sulmuesi i Kombëtares, Bekim Balaj vihet në dispozicion të skuadrës dhe teknikut Edy Reja. Në konferencën për shtyp pas kthimit të kuqezinjve nga Bjellorusia, shkodrani është shprehur se e vetmja gjë që ka rëndësi është të fitojë Kombtarja: “Ajo që na ngroh të gjithëve nga Bjellorusia është 3-pikëshi që morëm. Dëshira është e të gjithëve që ta nisim si titullar, por kjo nuk varet nga ne, pasi vendos trajneri - sqaroi Balaj -. Arritëm fitore dhe kjo na kënaq të gjithëve. Nuk ka rëndësi sa minuta luajmë, e rëndësishme është ajo që japim për ekipin kombëtar. Jemi në rrugën e duhur, pas dy ditësh kemi ndeshjen dhe nuk kem i shumë kohë për të festuar".

Balaj ka parë nga pankina golin e Cikalleshit, që u preferua nga tekniku para shkodranit. Në minutat e mbetura Balaj nuk e provoi dot gëzimin e golit, por shpreson që mundësia të jetë në stadiumin e ri, edhe pse pa publik nuk do të jetë njëlloj: "Sigurisht që dëshira është e madhe të shënosh për Kombëtaren, pavarësisht se ku shënon. Në stadiumin e ri ende nuk kemi arritur të festojmë. Tani që mungojnë tifozët, festa dhe ndjenja e golit nuk është e njëjtë si më parë”, komentoi Balaj.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI