Flash

Inter i bën dhuratën Contes: Vidal mbërrin në Appiano javën e ardhshme

Lapsi.al 6 September 2020
Inter i bën dhuratën Contes: Vidal mbërrin në Appiano

Detajet e fundit, pastaj hapen rrugët. Kështu, pas ndonje dite, Inter mund të përqafojë Arturo Vidal, lojtarin që Conte dëshiron me forcë e ndaj të cilit nuk do të heqë dorë tani që është një hap larg mbylljes së tratativës. Kileni i Barcelonës pritet në Milano në mesin e javës së ardhshme për vizitat mjekësore e firmën në kontratë. Por para së gjithash, ajo që duhet të bëjë është të vendosë disa cështje pezull me klubin blaugrana.

Hapat për tu hedhur nuk parashikojnë pengesa por Vidal duhet më parë të marrë zgjidhjen e kontratës me Barçën. Janë disa cështje që duhen zgjidhur shpejt. Për shembull menaxheri i kilenit Felicevich po mundohet të kuptojë si të marrë 10 pagat që ende i mungojnë nga ky moment deri në përfundim të kontratës. Eshtë e mundshme, sidoqoftë, që të mund të mbyllet me 6 milionë euro. Nyja tjetër lidhet me shpërblimet e papaguara: 2,4 milionë (Vidal ishte edhe më parë në konflikt me klubin për këtë cështje).

Me pak fjalë, pasi të jenë zgjidhur të gjitha këto problematika (që natyrisht nuk janë të pakalueshme), do të jepet aprovimi për transferimin. Pastaj nisja për Milano e mbërritja në Appiano Gentile, nën urdhërat e 'komandant' Conte, që me Mbretin e tij Artur do të tentojë të fitojë titullin me zikaltrit.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI