Flash

Menaxheri shqiptar ndërmjetësi i City: ofertë 75 milionë për Koulibaly

Lapsi.al 5 September 2020
Menaxheri shqiptar ndërmjetësi i City: ofertë 75 milionë

Napoli i Gennaro Gattuso ka nisur të marrë formë në grumbullimin e Castel di Sangro, udhëhequr nga Victor Osimhen, por që skuadra të jetë vërtetë e kompletuar po vazhdohet të punohet në merkato e shumë në strategjitë e të kaltërve do të varet nga e ardhmja e Koulibaly. Pavarësisht fjalëve të Aurelio De Laurentiis ("anglezët nuk duan të na flasin pas cështjes Jorginho"), e ardhmja e senegalezit mund të jetë në Premier League, sepse Manchester City është gati të prezantojë një ofertë të re për të kënaqur kërkesën e presidentit napoletan.

Pasi kanë parë ti shuhet ëndërra Messi, që ka njoftuar se do të mbetet tek Barcellona, Citizens në ditët e ardhshme mund të arrijnë të ofrojnë, përmes ndërmjetësimit të menaxherit shqiptar Fali Ramadani, deri në 75 milionë euro përfshirë bonus për të bindur të kaltrit të shesin mbrojtësin. Tratativa është në fazën embrionale, por interesimi i Guardiolas është konkret.

Shitja e qendrorit 29 vjecar do të sillte në arkat e Napolit një thesar të vërtetë financiar, që do ti lejonte të përqendrohen në operacionet në hyrje. Mes objektivëve janë dy anësorë për 4-3-3 e Gattusos e emrat e nxehtë për momentin janë Boga, Under e Brekalo, ndërsa në mesfushë pëlqehet shumë Veretout.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI