Flash

Pompeo pret kryeministrin e Kosovës, Hoti: I gatshëm për vazhdimin e dialogut me Serbinë deri në njohje reciproke

Lapsi.al 5 September 2020
Pompeo pret kryeministrin e Kosovës, Hoti: I gatshëm për

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë vizitës në SHBA është pritur në takim nga Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, i cili e uroi për arritjen e marrëveshjes me Serbinë. Hoti ka thënë se është i gatshëm për vazhdimin e dialogut me Serbinë, që çon në njohje reciproke ndërmjet të dyja vendeve.

MESAZHI

Gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jam pritur në takim nga Sekretari i Shtetit, Michael Pompeo, i cili më uroi për arritjen e marrëveshjes për normalizimin e raporteve ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, marrëveshje kjo që u nënshkrua në Shtëpinë e Bardhë në prani të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.

Në emër të qeverisë dhe popullit të Kosovës, falënderova SHBA-në për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë dhe po i jep Kosovës, ndërsa duke vlerësuar rëndësinë që ka marrëveshja e arritur në Shtëpinë e Bardhë, theksova gatishmërinë e Kosovës për vazhdimin e dialogut me Serbinë, që çon në njohje reciproke ndërmjet të dyja vendeve.

Po ashtu, mora mbështetje sekretari Pompeo, i cili theksoi gatishmërinë e SHBA-ve për të mbështetur Kosovën në procesin e dialogut dhe normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI