Flash

'Marrëveshja në SHBA të kalojë në Kuvend'/ Pacolli - Vjosa Osmanit: Lëri inatet politike

Lapsi.al 4 September 2020
'Marrëveshja në SHBA të kalojë në Kuvend'/

Behgjet Pacolli i është kundërpërgjigjur kryetares së Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani pas deklaratës së saj për marrëveshjen me Serbinë, duke i ka sugjeruar asaj që t’i lërë inatet politike.

Lexo më tej: Vjosa Osmani: Çdo marrëveshje me Serbinë duhet të kalojë në Kuvendin e Kosovës 

Në Facebook, kreu i AKR Pacolli thekson se nga qëndrimet e Osmanit, duket se kjo e fundit nuk e do marrëveshjen.

“Këtë herë po i drejtohem Kryetares së Kuvendit, Znj. Vjosa Osmani, Kryetare, sa herë që jeni deklaruar (shpesh ka ndodhur) në një veprim të Kryeministrit Hoti (i cili në të vërtetë konsiderohej si një hap drejt një marrëveshje me Serbinë), ju keni thënë; “Marrëveshja duhet të kalojë në kuvend”.

Kjo duket sikur se ju nuk e doni këtë marrëveshje. Deklaratat e juaja duken si kërcënim se ajo marrëveshje nuk do të kalojë në kuvend. Po tingëllon kështu, Kryetare. Po tingëllon kështu… por edhe si duket, Ju po betoheni që kjo marrëveshje nuk do të kaloj në Kuvend.

Kryetare, mendoni pozitivisht!! Leni anash inatet politike! Kosova nuk mundet më kështu! Kosovës i nevojitet marrëveshja!! Pozicioni juaj (në përgjithësi) është i ndryshëm nga ai i popullatës së Kosovës e cila sot vuan nga varfëria, papunësia, privimi i lëvizjes së lirë, getoizimi i vendit, etj që varen ekskluzivisht nga paqësimi në rajon”, ka shkruar Pacolli.

Të këshilluara

Data e zgjedhjeve, Meta-Basha takim 25 minuta

Kryetari i PD, Lulzim Basha është pritur në takim nga presidenti Ilir Meta, në vijim të konsultimeve për datën e zgjedhjeve parlamentare të 2021. Basha shoqëroh...

12:33

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI