Flash

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

Negociatat me BE/ Maqedonia mund ta lërë pas Shqipërinë gjatë presidencës gjermane

Lapsi.al 30 August 2020
Negociatat me BE/ Maqedonia mund ta lërë pas Shqipërinë

Presidenca gjermane në fund të vitit mund te fillojë bisedimet për negociatat me Maqedoninë dhe mund të lërë ende në pritje vendin tonë. Këtë parashikim pesimist e ka bërë %Euractiv", një nedia shumë pranë qarqeve zyrtare në Bruksel. Shkak për këtë mund të jenë ndryshimet e njëanëshme kushtetuese të bëra nga Rama që shkojnë në dëm të Shqipërisë dhe nga ana tjeter zgjedhjet e regullta që zhvilloi Maqedonia.

Në artikullin e “Euractiv”, thuhet se Komisioni Europian pas metodologjisë së re, pritet të botojë në vjeshtë paketën e re të zgjerimit, e cila do të analizojë të gjithë procesin dhe do të përmbajë raporte të detajuara specifike për vendet kandidate për në BE.

Ndryshe nga Maqedonia e Veriut, për Shqipërinë, kushtet rëndojnë më shumë.

“Pasi vlerësoi Shqipërinë për kalimin e reformave zgjedhore, një nga parakushtet, BE-ja ishte më pak se entuziaste për ndryshimet kushtetuese të shtyra nga socialistët në pushtet, të cilat opozita tha se ishin të motivuara politikisht”, thekson artikulli.

Ndërkohë, sa i përket Maqedonisë Veriore, zgjedhjet e fundit, për të cilat shumë thanë se do të vendosnin ritmin e pranimit në BE, i dhanë një mandat tjetër si Kryeministër liderit Social Demokrat Zoran Zaev, i cili zgjidhi mosmarrëveshjen për emrin me Greqinë dhe hapi dyert për anëtarësimin në BE.

Pakti i koalicionit të kohëve të fundit me një parti që përfaqëson pakicën etnike shqiptare të vendit, ku përfshihet edhe një kryeministër shqiptar në 100 ditët e fundit të mandatit, sugjeron sipas “Euractiv” se Maqedonia e Veriut duhet do të fillojë zyrtarisht bisedimet e pranimit nën Presidencën gjermane të Këshillit të BE-së në fund të vitit.

Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI