Flash

Mesfushë ëndërrash për Inter: Conte synon dyshen Kante-Vidal

Lapsi.al 29 August 2020
Mesfushë ëndërrash për Inter: Conte synon dyshen Kante-Vidal

Që dicka kishte ndryshuar në mënyrë radikale gjatë bisedës Zhang-Conte, që solli konfirmimin e teknikut, ishte e qartë për të gjithë. Por që të ishte kaq vendimtare në merkato, kjo nuk mendohej. Inter synon tashmë emra me peshë, duke i bërë tifozët të ëndërrojnë. E kështu, pa hequr dorë nga Vidal, direktivat e Contes e shtyjnë Marotta drejt Londrës për të negociuar për Kante.

Lista e shitjeve e zikaltërve është e gjatë: Skriniar (për një ofertë të lartë), Brozovic, Gagliardini, Candreva (e kërkon Napoli) e deri tek Eriksen (por këtu duhet një ofertë e parefuzueshme), pa harruar kontratat e parinovuara (Borja Valero). Lojtarë që garantojnë arkëtime të rëndësishme në klub, e pas të cilave do të nisin përforcimet duke filluar nga mesfusha, reparti që për shumë arsye, Conte e konsideron më të dobëtin.

Emrat e parë në listë janë dy: Arturo Vidal, që është i preferuari i teknikut e Barcellona ka vendosur ta largojë, e N'Golo Kanté, tjetër lojtar që Conte e konsideron unik e për të cilin Chelsea është i gatshëm të ulet në negociata. Për kilenin, pa llogaritur rrogën, problemet mund të jenë relative, për të dytin pengesa Chelsea nuk është e lehtë të kapërcehet. Blues janë të gatshëm ta lënë të lirë, por duan 50 milionë. Të njëjtën shifër kërkon edhe Tottenham për Ndombele. Sido të shkojë, duket se Inter do të ketë një mesfushë krejt të re për edicionin e ri, nëse llogaritet edhe Hakimi që ka firmosur e Kolarov që është gati të firmosë.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI