Flash

NBA, kthehet në fushë: playoff rikthehen të shtunën

Lapsi.al 28 August 2020
NBA, kthehet në fushë: playoff rikthehen të shtunën
Tani ka një datë për rinisjen e playoff të NBA, që do të fillojnë zyrtarisht të shtunën pas tre ditësh bojkoti në shenjë proteste për cështjen Blake. Njoftimi, i pritur pas akordit të arritur dje mes lojtarëve për tu rikthyer në fushë, ka mbërritur me një komunikatë të përbashkët të NBA e NBPA: “Kemi rënë dakord të rifillojmë të luajmë duke nisur nga e shtuna 29 gusht”. “Dje kemi patur një bashkëbisedim produktiv mes gjithë komponentëve - lojtarë, trajnerë, staf e drejtues - në lidhje me lëvizjet e ardhshme e veprimet për tu kryer për të mbështetur drejtësinë sociale e barazinë - lexohet në komunikatë - Ishin prezentë përfaqësues nga të gjithë 13 skuadrat e impenjuara në Orlando e të gjithë kanë rënë dakord për të filluar të luhet duke nisur nga e shtuna 29 gusht”. Një vendim që nuk shuan protestat. Liga e lojtarët kanë njoftuar në fakt idenë për të promovuar në mënyrë të ndryshme aksionet e nisura nga NBA në lidhje me problematikat raciale që shqetësojnë Shtetet e Bashkuara. Plani parashikon krijimin e një "koalicioni për drejtësinë sociale, me përfaqësues të lojtarëve, trajnerëve e të administratës, që janë fikusuar në një seri të gjerë cështjesh, përfshirë shtimin e të drejtës së votës, promocionin e impenjimit civil e mbështetjen për reforma domethënëse të policisë e të drejtësisë penale".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI