Flash

Ibra nuk ka ndërmend të provojë mallkimin e numrit 9: suedezi e shmang me një tjetër numër

Lapsi.al 28 August 2020
Ibra nuk ka ndërmend të provojë mallkimin e numrit 9: suedezi e
"Sic ju thashë, po bëj vetëm nxemjen". Zlatan Ibrahimovic është kthyer të komunikojë në profilet e tij në rrjetet sociale, këtë herë me një mesazh të qartë drejtuar tifozëve, por edhe Milanit, duke konfirmuar indirekt akordin për një kontratë të re. Në foto, në fakt, Ibra mban veshur fanellën e Milan me një detaj të vecantë, që tani ka ndezur debatin mbi numrin që do të mbajë suedezi: 11, e vizatruar duke modifikuar 21 e sezonit të fundit. Dyshimi ka lindur sepse nga zërat e fundit mendohej se flitej për 9, por me Ibra dihet, gjithcka mund të ndryshojë në sekondë. Me numrin 9 të SuperPippo Inzaghi që duket e mallkuar për këdo që e ka mbajtur pas tij, duket se suedezi ka ndërmend të veshë 11, ashtu si në eksperiencën e parë kuqezi, ku Ibra ka edhe rekordin personal të 28 golave në kampionat. Një surprizë, një driblim - nëse konfirmohet - pas idesë që qarkullonte në ambjentin milanist për një kthim tek numri 9.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI