Flash

12 lojtarë nga Superioria, Broja në kombëtaren A, objektivi vendi i tretë: Bushi publikon listën e lojtarëve

Lapsi.al 28 August 2020
12 lojtarë nga Superioria, Broja në kombëtaren A, objektivi vendi

Lista e futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet zyrtare që ekipi përfaqësues U-21 do të zhvillojë në datat 4 dhe 8 shtator, respektivisht përballë Austrisë dhe Andorrës, nuk ka qenë pa surpriza. 12 lojtarë nga Superioria janë një tregues i cilësisë në rritje të kampionatit tonë, por edhe zgjedhjeve të detyrueshme për shkak të situatës pandemike, si ka bërë të ditur trajneri Alban Bushi, gjatë prezantimin të seleksionit të tij: "Jam i mendimit që ai që është më i mirë të vijë. I'u kemi dhënë mundësinë të gjithëve. Janë lojtarë që e meritojnë. Kanë bërë shumë mirë në Kupat e Europës lojtarët e Tiranës dhe Laçit. Për deri sa kemi rezultatet pozitive në Kupat e Europës, jemi optimist për të ardhmen".

Në fakt, ajo që ka bërë përshtypje në listën e Bushit kanë qenë 12 përfaqësuesit nga Superioria, me Laçin, Tiranën dhe Apoloninë me nga 3 futbollistë. Në anën tjetër, kur vëmendja është e gjitha mbi Armando Brojën, sulmuesin e huazuar nga Chelsea tek Vitesse, Bushi është munduar të ulë pritshmëritë, jo mbi lojtarin, por për faktin se ai mund të jetë pjesë e kombëtares A. "Broja është lojtar i afirmuar dhe mund të jetë pjesë e Kombëtares A në 2 ndeshjet e radhës".

E megjithatë kjo nuk e ka zbehur besimin për rezultate të mira tek Bushi, që më shumë se gjithcka vlerëson faktin e furnizimit konstant me lojtarë të ekipit të parë: "Mendoj që Kombëtarja A do të ketë një ekip jashtëzakonisht të mirë dhe me alternative. Po i vijnë shumë lojtarë nga poshtë. Do të pretendojmë kualifikimin në Europian dhe Botëtëror. Për këtë sezon kemi objektiv vendin e tretë. Austria është ekip shumë i fortë. Jam i bindur që do të bëjmë lojë të mirë dhe do të marrim rezultat pozitiv" përfundoi tekniku i Shpresave.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI