Flash

Martini si Stankovic: "Këto ndeshje nuk luhen, thjesht fitohen"

Lapsi.al 27 August 2020
Martini si Stankovic: "Këto ndeshje nuk luhen, thjesht fitohen"

Teuta i gëzohet kalimit të raundit në Europa League, duke nxjerrë jashtë me një 2-0 izraelitët e Beitar Jerusalem, edhe pse loja e durrsakëve ndoshta nuk ishte ajo më e mira. Portieri Frashëri në disa raste i mbajti të tijtë në lojë, duke bërë ndërhyrje shpëtimtare, por në sytë e Martinit nuk është individi që duhet dalluar: “Frashëri? Unë nuk veçoj lojtarë. Unë vlerësoj grupin. Ne kemi 18 lojtarë të mrekullueshëm. Këto janë ndeshje që nuk luhen, këto janë ndeshje që thjesht fitohen. Këtë sukses ia dedikojmë familjeve tona. Do të kishin dashur të ishin në stadium për të na ndjekur, por e di që na kanë vëzhguar nga televizori. Natyrisht, ky triumf shkon edhe për tifozerinë durrsake" ka thënë tekniku për RTSH Sport.

Dy gola të dy sulmuesve të aktivizuar gjatë ndeshjes, pika më e dobët e Teutës në sezonin e kaluar, kanë bërë që Martini të ndalojë pikërisht në performancën e Krasniqit e Hebajt: “I falenderoj të dy sulmuesit. Janë dy sulmues të talentuar, njëri më i mirë se tjetri. Më vjen mirë që mundën të lënë shenjë në këtë ndeshje, sepse për ne ishte realisht një ndeshje e rëndësishme”, përfundoi trajneri i Teutës.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI