Flash

Bayern del jashtë garës për Lionel Messi: "Është jashtë mundësive tona"

Lapsi.al 27 August 2020
Bayern del jashtë garës për Lionel Messi: "Është

Vendimi i Lionel Messi për tu larguar nga Barcelona ka ndezur oreksin e klubeve të mëdha të Europës, por jo të Bayern Mynih. Pas triumfit në Champions, Karl-Heinz Rummenigge, ka folur gjatë për Tuttosport, duke e vënë theksin tek merkato e bavarezëve, ku ka përjashtuar ardhjen në Allianz të Messi: "Nuk mund të paguajmë një lojtar të të tilla dimensioneve - ka shpjeguar -. Nuk bën pjesë në politikën tonë e në filozofinë tonë".

Një deklaratë që e nxjerr skuadrën kampione të sapokurorëzuar të Europës jashtë garës për kampionin argjentinas. Kështu, Manchester City, PSG e Inter, duhet ti bëjnë llogaritë me njëri tjetrin, gjithnjë nëse Barcelona nuk gjen një mënyrë për ti ndryshuar mendjen kapitenit të saj.

Gjithësesi Rummenigge ka dhënë konsideratën e tij edhe për lojtarë të tjerë që janë të përfolur në kampin bavarez: "Për Perisic ka kohë, ndërsa për Brozovic no comment - ka thënë drejtuesi i Bayern - . Khedira është një djalë i mirë, një fitues, por nuk jemi të interesuar".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI