Flash

Bartomeu refuzon dorëheqjen, ish-menaxheri zbulon planin e Messi: "Ka zgjedhur Inter"

Lapsi.al 26 August 2020
Bartomeu refuzon dorëheqjen, ish-menaxheri zbulon planin e Messi: "Ka

Janë orë tensioni të madh në Barcelonë. Pas 20 vjetësh Lionel Messi ka njoftuar se dëshiron të largohet, por klubi e tifozët, që dje janë grumbulluar para Camp Nou për ti kërkuar Pleshtit të qendrojë, duan ta mbajnë. U fol edhe një dorëheqje e presidentit Josep Bartomeu, pikërisht për ti kthyen mendjen kapitenit blaugrana, por vetë numri 1 i klubit ka mohuar gjithcka. Kështu, Bartomeu qendron në detyrë e lajmëron se për "të bindur" argjentinasin të qendrojë është gati edhe për një betejë ligjore.

E në këtë pikë, shumë më e mundur është një klub i ri për argjentinasin, që sipas ndonjërit edhe e ka gjetur. Për "COPE", ish-menaxheri i numrit 10, Josep Maria Minguella, është shprehur: "Për mua Messi e ka një skuadër të re: Interi. Në Itali paguajnë më pak taksa në krahasim me vende të tjera, aty është edhe Cristiano Ronaldo. E kam të vështirë ta shoh në Angli, edhe pse miqtë e tij Agüero e Guardiola janë tek City”.

Sipas "Mundo Deportivo", varianti është tjetër: Leo ka telefonuar ditët e kaluara Pep Guardiola për ti kërkuar ta marrë tek City. Për argjentinasit e "Olé", Psg po mendon seriozisht për të marrë Messi në Paris, ndërsa nuk përjashtohet edhe varianti Real Madrid, që është hipoteza e fundit e ajo që mund të vrasë më shumë Barcelonën.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI