Flash

Daley Blind shembet në fushë: kthehen problemet në zemër për mbrojtësin e Ajax

Lapsi.al 26 August 2020
Daley Blind shembet në fushë: kthehen problemet në zemër

Tjetër frikë për Daley Blind. Mbrojtësi i Ajax, në minutën e 79 të miqësores me Hertha Berlin në Johan Cruijff Arena, është shembur përtokë në zonën e penalltisë pasi është ndjerë keq, duke lënë në ankth 6mijë spektatorët që ishin prezentë në shkallët e stadiumit. Futbollisti është ndihmuar menjëherë nga stafi mjekësor e, pasi kaloi frika, është larguar nga fusha me këmbët e tij. Dicka e ngjashme i kishte ndodhur hollandezit edhe dhjetorin e kaluar.

Shoqëria do të kryejë tashmë kontrolle të reja klinike, por Blind - i datëlindjes 1990 - nuk e ka për herë të parë këtë lloj situate. Në dhjetor 2019, kur ende mbante veshur fanellën e Manchester United, mbrojtësi ka patur të njëjtin shqetësim në një sfidë të Champions League kundër Valencias. Ekzaminimet në atë kohë evidentuan një inflamim të muskulit kardiak e hollandezit i është vënë një defibrilator në trup.

Tekniku i Ajax Erik ten Hag ka komentuar kështu situatën në fund të ndeshjes: "Natyrisht që do ta kontrollojmë. ICD-ja e lojtarit kishte dhënë alarmin në castet para se të rrëzohej përtokë".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI