Flash

"Fatin duhet ta meritosh": Stankovic ngacmon Tiranën e ka një urim për shqiptarët: "Përqafime nga zemra"

Lapsi.al 25 August 2020
"Fatin duhet ta meritosh": Stankovic ngacmon Tiranën e ka

"Fati është një faktor i rëndësishëm në jetë që duhet ta meritosh. Ne e kemi merituar fatin dhe e fituam". Një frazë ngacmuese e thënë nga tekniku i Crvena Zvezda, Dejan Stankovic, në lidhje me komentin e bërë nga bardheblutë se kampionët e Serbisë fituan me fat. E megjithatë tekniku i Zvezda është kthyer të flasë për ndeshjen, në konferencë për shtyp, duke u shprehur i kënaqur me rezultatin: “Nuk ka rëndësi sa gola janë bërë 1 apo 10, por fitorja. Synimi u arrit, u kualifikuam. Do ta analizojmë ndeshjen. Kishim kundërshtar një ekip shumë të motivuar dhe të përgatitur, që bëri një ndeshje mjaft të mirë".

Stankovic, në vendin tonë, ka shumë tifozë nostalgjikë të kohës kur ish-mesfushori luante për Inter. Duke e ndjerë këtë, në konferencën për shtyp, tekniku i Zvezda i ka rezervuar një koment edhe vizitës në Tiranë, duke i shtuar edhe një urim për të gjithë: "Jemi ndjerë shumë mirë. Njerëzit ishin shumë mikëpritës. Hera e parë që kam ardhur në Tiranë dhe na kanë pritur shumë mirë. Kam përshtypje mjaft të mira. Dua t’i falenderoj të gjithë. Një përqafim nga zemra”.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI