Flash

Ndoqi e neutralizoi hajdutin: mbrojtësi i Manchester Utd bën superheroin

Lapsi.al 25 August 2020
Ndoqi e neutralizoi hajdutin: mbrojtësi i Manchester Utd bën

Nga markimi hap pas hapi kundërshtarët në fushë, tek bllokimi i një keqbërësi nëpër rrugët e Vasteras, në Suedi. Victor Lindelof, mbrojtësi i Manchester United, ka ndjekur e bllokuar një hajdut cantash me bicikletë, që sapo i kishte rrëmbyer cantën një gruaje të moshuar 90 vjecare. Lindelof nuk ka dashur ta komentojë cështjen, por ka menduar e shoqja Maja që ka konfirmuar atë që ndodhi e që është publikuar në të përditshmen suedeze Aftonbladet. 26 vjecari suedez është falenderuar publikisht nga policia lokale.

"Ndërsa po ecnim në qytet, ndodhi dicka shumë e papëlqyeshme. Nuk dua të shkruaj shumë duke qenë se e di si funksionojnë këto gjërat e dëshmive. Por një zonje të sjellshme i vodhën cantën e ne e ndihmuam. Zot i madh, cfarë situate e cuditshme, stresuese dhe e vështirë. Zonja rimori cantën e saj e u desh të japim të dhënat tona" ka shkruar gruaja e lojtarit në blogun personal.

"Victor e ndjen se ka bërë dicka që do ta bënte gjithëkush në atë situatë", ka thënë një burim anonim i Manchester United. Hajduti 30 vjecar duhet të përgjigjet tani për akuzën e vjedhjes e zotërimit të drogës për përdorim personal.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI