Flash

Kryemadhi dhe Meta kërkojnë Edi Ramën të dëshmojë në procesin ndaj tyre

Monika Kryemadhi deklaroi se mesazhet e administruara nga SPAK prej telefonit të saj tregojnë se ajo nuk ka ndikuar për të ndihmuar të afërmin e saj, biznesmenin Adrian Shatku dhe, duke përjashtuar ish-bashkëshortin Ilir Meta nga këto çështje, kërkoi që të thirret si dëshmitar kryeministri Edi Rama dhe të tjerë ish-funksionarë me të cilët ka pasur komunikime, që të pyeten nëse ajo ka ushtruar ndikim.

21:30

Egbo sheh grupet përtej Crvena Zvezda: "Luhet luhet 11 kundër 11"

Lapsi.al 24 August 2020
Egbo sheh grupet përtej Crvena Zvezda: "Luhet luhet 11 kundër

Tirana luan kundër të gjithë parashikimeve, kur përballë të ketë Crvena Zvezda, në raundin e dytë të Champions, por kjo nuk e ka dekurajuar aspak teknikun e bardhebluve, Emmanuel Egbo. Në konferencën për shtyp para ndeshjes, nigeriani nuk ka hequr dorë nga ëndërra faza e grupeve, duke kujtuar se në fund të fundit luhet 11 kundër 11.

"Kur kam thënë që do të synojmë grupet, nuk e kam menduar çfarë skuadre do të kemi përballë. Do të tentojmë me të gjitha mundësitë, sepse ata nuk janë një skuadër që ka ardhur nga planet tjetër. Do të futemi në fushë dhe do të japim maksimumin tonë dhe kam besim se do të marrim rezultatin që na takon".

Pak dilema formacioni për Egbo, ose më saktë asnjë, vetëm se tekniku nuk dëshiron të zbulojë asgjë: "Nesër do ta marrim vesh. Nuk mund ta them. Nesër do ta shikoni. Do të studiojmë kundërshtarët dhe mundësitë. Lojtarët kanë shpenzuar energji, do të shikojmë cilët do të jenë gati".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI