Flash

Kryemadhi dhe Meta kërkojnë Edi Ramën të dëshmojë në procesin ndaj tyre

Monika Kryemadhi deklaroi se mesazhet e administruara nga SPAK prej telefonit të saj tregojnë se ajo nuk ka ndikuar për të ndihmuar të afërmin e saj, biznesmenin Adrian Shatku dhe, duke përjashtuar ish-bashkëshortin Ilir Meta nga këto çështje, kërkoi që të thirret si dëshmitar kryeministri Edi Rama dhe të tjerë ish-funksionarë me të cilët ka pasur komunikime, që të pyeten nëse ajo ka ushtruar ndikim.

21:30

"Je jashtë projektit të Barcelonës": Koeman i komunikon Suarez se duhet të gjejë skuadër tjetër

Lapsi.al 24 August 2020
"Je jashtë projektit të Barcelonës": Koeman i komunikon

Nuk ka hapësirë për Luis Suarez në Barcelonën e Ronald Koeman. Sipas asaj që bën të ditur RAC1 e publikuar nga 'Mundo Deportivo' tekniku hollandez e ka thirrur sulmuesin uruguajan duke i komunikuar se nuk futet në planet e tij për sezonin e ardhshëm. Lojtari ka një kontratë deri në 30 qershor 2021: tani dy palët duhet të ulen në tavolinë për të negociuar zgjidhjen e kontratës. Suarez ndodhet me pushime dhe ishte në pritje të një komunikimi për rinisjen e stërvitjes. Për Koeman ky është vendimi i parë i rëndësishëm brenda dhomave të zhveshjes.

“Flitet për disa emra që ka bërë presidenti, për disa ndryshime, por askush nuk ka ardhur të më thotë se duan të bëjnë pa mua. Nëse ky është vullneti i klubit, do ishte mirë që përgjegjësit e kësaj zgjedhje të ma thonë në sy", ka thënë dy ditë më parë Suarez për El Pais. E Koeman ka gjetur rastin: je jashtë programit të Barcelonës.

Suarez ka mbërritur në Barcelonë gjashtë vjet më parë nga Liverpool. Me fanellën blaugrana ka luajtur 283 ndeshje duke realizuar 198 gola (109 asist), duke u bërë shënuesi i tretë më i mirë i të gjithë kohëve për klubin.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI