Flash

Video/ PSG humb Champions, në Paris shpërthen dhuna: përplasje mes tifozëve e policisë

Lapsi.al 24 August 2020
Video/ PSG humb Champions, në Paris shpërthen dhuna: përplasje
Dhunë në Paris pas humbjes së Psg kundër Bayern Mynih në 'Da Luz' të Lisbonës në finalen e Champions League me akte vandale, përplasje e arrestime. Rreth Parc des Princes për gjithë ndeshjen, kanë ndodhur përplasje të forta mes forcave të rendit, që kanë përdorur gas lotsjellës, e grupeve të tifozëve të armatosur me fishekzjarre e shashka. Pas ndeshjes tensioni është shtuar edhe më shumë e guerrilja është shpërndarë edhe në zonën e Champs-Elyseées, ku i është vënë zjarri disa makinave, janë thyer xhama e janë vandalizuar dyqanet. Afër orës 1, Prefektura e Parisit ka boshatisur zonën, duke kërcënuar me gjoba kushdo që do ta kapej, ndërkohë që disa persona janë arrestuar. 5.000 tifozë ndoqën finalen nga Parc des Princes, ndërsa një pjesë e vogël në tribuna ishin ultras të skuadrës, njësoj të maskuar por edhe të armatosur me shkopinj e tymuese.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI