Flash

Kryemadhi dhe Meta kërkojnë Edi Ramën të dëshmojë në procesin ndaj tyre

Monika Kryemadhi deklaroi se mesazhet e administruara nga SPAK prej telefonit të saj tregojnë se ajo nuk ka ndikuar për të ndihmuar të afërmin e saj, biznesmenin Adrian Shatku dhe, duke përjashtuar ish-bashkëshortin Ilir Meta nga këto çështje, kërkoi që të thirret si dëshmitar kryeministri Edi Rama dhe të tjerë ish-funksionarë me të cilët ka pasur komunikime, që të pyeten nëse ajo ka ushtruar ndikim.

21:30

Video/ Champions, një francez ndëshkon PSG: Bayern Mynih në majën e Europës

Lapsi.al 23 August 2020
Video/ Champions, një francez ndëshkon PSG: Bayern Mynih në

Bayern Mynih rrëmben trofeun e Champions League 2019-2020, duke u laureuar kampion i Europës për të gjashtën herë në histori e për të dytën herë bën Triplete. Në Lisbonë gjermanët mposhtin 1-0 PSG falë një goditje me kokë të Coman në minutën e 59'. Mbrëmje e mbrapshtë për Mbappé, që humb një rast të thjeshtë, ndërsa Neuer është super përballë Neymar e Marquinhos. Ndeshja e vetme e këtij sezoni në Champions pa gol për Lewandowski, golashënuesi më i mirë me 15 gola, që në Da Luz u ndal nga shtylla.

Pas trofeut të 6 në Europa League të Sevilla, vjen e gjashta në Champions për Bayern: bavarezët arrijnë Liverpool në librin e artë të kompeticionit. Vazhdon mallkimi i parisienëve, por për Bayern është trofeu i një dominimi absolut: askush më parë nuk kishte arritur ti fitonte të gjitha ndeshjet në Champions, nga e para e grupit deri në finale. Akti konkluziv i këtij sezoni të pambarim, për shkak të koronavirus, kurorëzon Hans-Dieter Flick, njeriun që mori drejtimin e skuadrës pas shkarkimit të Kovac e i ka dhënë siguri një skuadre në krizë identiteti, si kishte bërë më parë Jupp Heynckes, i fundi përpara kësaj mbrëmj që i ngjiti bavarezët në majën e Europës (2013).

Starti i Bayern ishte nga ata që nuk pritej: agresiv në cdo top, duke vënë në vështirësi PSG. Por një skuadër që ka në organikë Neymar, Di Maria e Mbappé ka detyrë vetëm të marrë topin e të riniset. E parisienët fillojnë ta bëjnë me rregullsi: Neymar ishte i pari që provoi reflekset e Neuer në daljen klasike si portier i hockey, por edhe Di Maria e Mbappé kanë shanse të rëndësishme përpara pushimit. Bayern krijon më pak se zakonisht, por Lewandowski godet shtyllën në rastin e parë të paraqitur. Thiago Silva ka fytyrën e prapavijës së PSG, vendimtar në cdo moment, ndërsa në anën tjetër Kimmich ishte i palodhur. I tij krosimi ideal në minutën e 59, që u shfrytëzua nga Coman për golin që vendosi ndeshjen. Për ta mbrojtur mendoi një super Neuer që i mohoi barazimin Marquinhos. Fërshëllima e fundit e arbitrit Orsato bëri realitet Tripletën: Bundesliga, Kupa e Gjermanisë, Champions League. "Mia san mia", është moto e Bayern. (Ne jemi ne). E si ata, sot, nuk është askush.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI