Flash

Kryemadhi dhe Meta kërkojnë Edi Ramën të dëshmojë në procesin ndaj tyre

Monika Kryemadhi deklaroi se mesazhet e administruara nga SPAK prej telefonit të saj tregojnë se ajo nuk ka ndikuar për të ndihmuar të afërmin e saj, biznesmenin Adrian Shatku dhe, duke përjashtuar ish-bashkëshortin Ilir Meta nga këto çështje, kërkoi që të thirret si dëshmitar kryeministri Edi Rama dhe të tjerë ish-funksionarë me të cilët ka pasur komunikime, që të pyeten nëse ajo ka ushtruar ndikim.

21:30

Periudhë e zezë për Conte: mashtrohet në Londër për 30 milionë euro

Lapsi.al 23 August 2020
Periudhë e zezë për Conte: mashtrohet në Londër

Momente të vështira për teknikun e Inter Antonio Conte. Pas humbjes në finale të Europa League kundër Sevilla e dyshimit nëse do të jetë trajneri i Inter në sezonin e ardhshëm, zbulohet edhe një mashtrim që vetë Conte ka pësuar, duke i rrezikuar tani rreth 30 milionë euro. Ato që e kanë zyrtarizuar historinë janë dy vendime të Gjykatës tregtare angleze. E para - raporton La Verità - i takon mesit të korrikut, e dytë në gusht.

Conte, së bashku me shtatë të tjerë mes të cilëve edhe Superb Sport Limited, ka bërë ankimim në Gjykatën tregtare të Londrës pasi kanë kuptuar se kanë përfunduar në një mashtrim që Massimo Bochicchio, financieri italiano titullar i shumë shoqërive të investimeve, kishte bërë përmes shoqërisë së tij Kidman.

Sipas ndërtimit të ngjarjes, menaxheri i ka premtuar investime të frytshme e me rendiment të lartë që do ti conte në pagesën e 33,1 milionë euro brenda 30 qershorit 2020 që në realitet nuk ndodhi kurrë. Në këtë pikë tetë "të mashtruarit" kanë provuar të kërkojnë të paktën shumën e investuar, duke zbuluar se edhe adresa email e dhënë ishte false.

Në këtë mashtrim të pretenduar ka edhe disa dokumente false të HSBC, një nga bankat më të rëndësishme të investimeve në botë ku vetë Bochicchio ka punuar në të kaluarën. I njëjti institucion krediti shpjegoi në gjyq se nuk ka asnjë rol tek Kidman, as se ka ndonjë lloj lidhjeje përmes filialeve të tij, ndërsa vetë Bochicchio mohoi përfshirjen e HSBC në gjykim. Paratë që iu besuan atij u investuan në mënyra të tjera.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI