Flash

Mbappe' paralajmëron Bayern: "Dua Champions për të shkruar historinë"

Lapsi.al 22 August 2020
Mbappe' paralajmëron Bayern: "Dua Champions për të

Të fitojë Champions League "është motivi ekzakt për të cilin kam zgjedhur këtë klub. E kam thënë gjithnjë, dua të shkruaj historinë e futbollit francese e nesër kam një tjetër mundësi për ta bërë". Kështu ka lëshuar sfidën Kylian Mbappe', sulmuesi i Psg, në vigjilje të finales së Champions League, që do të shohë francezët të përballen në Lisbonë me Bayern Mynih.

"Që kur kam mbërritur në 2017 kemi patur disa zhgënjime, tani jemi në finale e kjo tregon se nuk kemi hequr dorë asnjëherë", ka shpjeguar kampioni i botës me Francën. "Të fitoj me një skuadër franceze e për futbollin francez do të na shpërblente për gjithcka. Ky ka qenë misioni im që ditën e parë që erdha këtu".

"Duket qartë - shtoi ai - se të gjithë duan të fitojnë trofeun. Është një sezon i pazakonshëm por i paharrueshëm. Kjo Champions do të futet në histori", ka theksuar Mbappe duke i siguruar të gjithë për formën e tij fizike: "Sa më shumë kalojnë ditët aq më mirë ndihem. Të luaja në gjysëmfinale ishte një ndihmë e madhe, edhe pse fizikisht ndihesha pak i ngarkuar".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI