Flash

Kryemadhi dhe Meta kërkojnë Edi Ramën të dëshmojë në procesin ndaj tyre

Monika Kryemadhi deklaroi se mesazhet e administruara nga SPAK prej telefonit të saj tregojnë se ajo nuk ka ndikuar për të ndihmuar të afërmin e saj, biznesmenin Adrian Shatku dhe, duke përjashtuar ish-bashkëshortin Ilir Meta nga këto çështje, kërkoi që të thirret si dëshmitar kryeministri Edi Rama dhe të tjerë ish-funksionarë me të cilët ka pasur komunikime, që të pyeten nëse ajo ka ushtruar ndikim.

21:30

Cavani e ekzagjeron me pagën e kërkuar: Benfica thotë "jo" e ndërpret tratativën

Lapsi.al 22 August 2020
Cavani e ekzagjeron me pagën e kërkuar: Benfica thotë

Dështon transferimi i Edinson Cavani tek Benfica. Operacioni, sipas asaj që bën të ditur shtypi portugez, është ndërprerë për shkak të kërkesave ekonomike të uruguajanit, që kishte fluturuar në Lisbonë së bashku me përfaqësuesit e tij, të cilat janë konsideruar të ekzagjeruara nga drejtuesit luzitanë. Sipas 'A Bola', vëllai-agjent kishte kërkuar një pagesë prej 10 milionë në vit për një kontratë tre vjecare, propozim i papranueshëm për Benfikën, që ka mbyllur menjëherë tratativën.

Përballë një oferte prej 8 milionë në vit për tre vjet, qendërsulmuesi uruguajan e stafi i tij kanë pretenduar më shumë. Vetëm se 10 milionë euro, kanë qenë shumë për klubin portugez. Me kontratën me PSG që përfundoi në fund të qershorit, Cavani vendosi të largohej menjëherë nga Parisi pa luajtur në Champions League e është i lirë tashmë me parametër zero. Tani menaxherët e tij janë duke u munduar të rindërtojnë raportet me Atletico Madrid me shpresën për ta cuar në Spanjë.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI