Flash

Kryemadhi dhe Meta kërkojnë Edi Ramën të dëshmojë në procesin ndaj tyre

Monika Kryemadhi deklaroi se mesazhet e administruara nga SPAK prej telefonit të saj tregojnë se ajo nuk ka ndikuar për të ndihmuar të afërmin e saj, biznesmenin Adrian Shatku dhe, duke përjashtuar ish-bashkëshortin Ilir Meta nga këto çështje, kërkoi që të thirret si dëshmitar kryeministri Edi Rama dhe të tjerë ish-funksionarë me të cilët ka pasur komunikime, që të pyeten nëse ajo ka ushtruar ndikim.

21:30

Conte, fjalë lamtumire nga Inter: "Ide të ndryshme, mendoj për familjen"

Lapsi.al 22 August 2020
Conte, fjalë lamtumire nga Inter: "Ide të ndryshme, mendoj

Lënë shumë pak vend për interpretime fjalët e thëna nga Antonio Conte pas finales së humbur të Europa League: vështirë se do të jetë në pankinën e Inter sezonin e ardhshëm. Vendimi do të merret pas ndonjë dite, me mendje të qetë, por tekniku ishte i qartë: "Ka vizione të ndryshme: nuk më kanë pëlqyer disa situata e për gjithcka ka një kufi. Falenderoj sidoqoftë ata që më dhanë mundësinë të drejtoj Inter, ja vlejti. Përshendetje të gjithëve...".

Conte, pas një dufi të shfryrë ndonjë javë më parë, ka goditur sërisht në shenjë: "Do të takohemi pas dy tre ditëshnë Milano e do të marrim vendimin më të mirë për Inter, me apo pa mua". Tekniku ka vazhduar me fjalë që janë vecse paralajmëruese të një divorci të menduar: "Nuk ka asnjë mëri me drejtuesit, por thjesht vizione të ndryshme. Ky sezon ishte i vështirë e pati situata që nuk më pëlqyen. Tani ca ditë pushim, pastaj të shohim". Por ajo që kuptohet është se pas ca ditësh, me Marotta e Zhang do të flitet për daljen e mirë e jo merkaton.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI