Flash

Video/ Panik në fushë: sulmuesi francez humb ndjenjat, pastaj vazhdon lojën deri në fund

Lapsi.al 21 August 2020
Video/ Panik në fushë: sulmuesi francez humb ndjenjat, pastaj vazhdon
Momente tmerri gjatë ndeshjes së kampionatit të Arabisë Saudite mes Al-Ahli e Al-Hilal. Në minutën e 13' Bafetimbi Gomis, sulmuesi francez i skuadrës vendase, është rrëzuar në fushë nën sytë e të gjithë shokëve e kundërshtarëve që e shihnin të frikësuar. 35 vjecari pastaj e mori veten dhe e coi ndeshjen deri në fund. Për Gomis nuk është hera e parë, duke qenë se i ka ndodhur kur luante për Sëansea, Galatasaray e gjatë një stërvitje me kombëtaren franceze. Futbollisti, në fakt, vuan nga një sinkopi vazovagale, një rënie e papritur e tensionit të gjakut që provokon humbjen e ndjenjave, që shkaktohet zakonisht nga situata me stres emocional. "Faleminderit për mesazhet e shumta afektive, më shumë frikë se dhimbje" ka postuar Gomis në Twitter.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI