Flash

“Konkuronim për çdo gjë, edhe për femra, kështu u zumë”: Edmundo tregon rivalitetin me Romárion

Lapsi.al 21 August 2020
“Konkuronim për çdo gjë, edhe për femra, kështu

Shokë skuadre, por edhe rivalë, pastaj kundërshtarë, miq, por edhe armiq. Gjatë karrierës së tyre si futbollistë Edmundo e Romário nuk kanë lënë asgjë pa bërë. Në kombëtaren braziliane, tek Vasco da Gama e natyrisht edhe kur luanin në kontekst tjetër. Një rivalitet që për vite ka bërë zhurmë në Brazil, një rivalitet që në disa momente ka sjellë edhe sherr.

Pikërisht për këto momente ka folur Edmundo gjatë programit “Bate-bola Debate” transmetuar në kanalin e Fox Sports: “Nuk do doja të flisja keq për Romário, sepse i jam shumë mirënjohës atij. Më ka ndihmuar shumë gjatë karrierës sime” – ka thënë në fillim O'Animal që pastaj ka shtuar – “Në fillim ai ishte shumë më i famshëm se unë, shkonim në lokale e njerëzit donin autografin e tij, por ai refuzonte. Pastaj nisi konkurenca për një vend në kombëtare, e jo vetëm. Për cdo gjë niste një sfidë, në ndeshje volejbolli në plazh e edhe për të fituar një femër. E kështu nisëm pastaj të ziheshim”.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI