Flash

Messi lajmëron largimin në takimin me Koeman: "E shoh veten më shumë jashtë se brenda Barcelonës"

Lapsi.al 20 August 2020
Messi lajmëron largimin në takimin me Koeman: "E shoh veten

Takimi u krye e pavarësisht asaj që filtroi gjatë ditës nga Barcelona përmes përgjegjësit e zonës së merkatos Ramon Planes, e ardhmja e Lionel Messi duket se është gjithnjë e më larg Spanjës. Sipas asaj që bën të ditur Radio Catalunya, në takimin e zhvilluar sot me teknikun e ri blaugrana Ronald Koeman, kapiteni argjentinas ka konfirmuar dëshirën e tij për të ndryshuar skuadër duke thënë se "e shoh veten tashmë më shumë jashtë se brenda projektit, edhe pse i ka parasysh vështirësitë e lidhura me situatën kontraktuale". Ajo që klubi u përpoq ta përshkruante si një bisedë normale private mes teknikut e lojtarit, mund të jetë hapi i parë drejt një largimi të pabesueshëm.

Zgjënjimi për 8-2 e Lisbonës me Bayern ishte akti i fundit i pakënaqësive që Messi i ndjen prej kohësh. Në gjurmët e tij janë City, Psg por edhe Inter që prej kohësh po punon me durim e në mënyrë diskrete, gati të bëjë goditjen që do të ishte epokale për futbollin. Për momentin, në pritje që Koeman të thotë dicka (konfirmojë ose mohojë të dhënat e RAC1) ose që Messi të thyejë heshtjen pas së cilës prej kohësh është fshehur, vlen ajo që tregon emitenti katalanas: largimi i madh po merr gjithnjë e më tepër formë.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI