Flash

Orë vendimtare: Messi ndërpret pushimet për tu takuar me Koeman

Lapsi.al 20 August 2020
Orë vendimtare: Messi ndërpret pushimet për tu takuar me Koeman

Nga Argjentina janë të sigurtë. Sot është disa e takimit mes Lionel Messi e Ronald Koeman. Pleshti, që po kalon ditët e pushimeve në Cerdagna, një zonë e pirenejve mes Spanjës e Francës, ka vendosur të ndërpresë periudhën e pushimit për tu takuar me trajnerin e ri, për të kuptuar bazat e projektit e të vlerësojë nëse është rasti apo jo të vazhdojë eksperiencën e tij në blaugrana.

Zhgënjimi për 8-2 e Lisbonës përballë Bayern ishte vetëm akti i fundit i pakënaqësive që kampioni argjentinas ka prej shumë kohësh. Shumë mendojnë se vullneti i tij është të tentojë rrugë të reja për të rigjetur entuziazmin e dikurshëm. Gjithnjë nëse Koeman nuk gjen fjalë kaq bindëse sa për ti ndryshuar ide.

Holandezi e deklaroi ("Shpresoj ta bind të qendrojë") dëshirën e tij për të mbajtur në skuadër numrin 10, por kjo varet nga ajo që do të vendosë kapiteni. Ndërkohë, Ronald Koeman po lëviz me drejtuesit blaugrana për të krijuar Barcelonën e sezonit të ardhshëm, që duhet të bëjë të harrohet ajo që ndodhi. Tekniku i ri kërkon të paktën 5 përforcime. Sipas asaj që bën të ditur "As" tre janë ecidentuar: Eric García, Van de Beek e Lautaro Martinez.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI