Flash

Video/ Bayern në finalen e Champions League: 0-3 ndaj Lyon, radhën tani e ka PSG

Lapsi.al 19 August 2020
Video/ Bayern në finalen e Champions League: 0-3 ndaj Lyon, radhën

Eshtë Bayern Mynih-PSG finalja e Champions League 2019-2020. Në Lisbonë gjermanët kanë thyer 3-0 Lyon e të dielën do të provojnë të rrëmbejnë trofeun për herë të 6 në histori. Francezët humbën shumë me Depay e Toko Ekambi (shtyllë), pastaj në katedër u ngjit Gnabry, që realizoi një dygolësh mes minutës së 18' e 33', përpara se ti Lewandowski (88') të përmirësonte statistikat, duke shënuar gol në të gjithë ndeshjet e kompeticionit që ka luajtur.

Gjysëmfinalja e dytë e Champions League në Lisbonë, nisi me ritëm të lartë, por pavarësisht dëshirës, kualiteti mes dy skuadrave ka shumë diferencë. Në fakt francezët luajtën me kurajë, duke koleksionuar dy rastet e para të vërteta të ndeshjes. Boateng në të parën e shtylla në të dytën shpëtuan bavarezët, për fatin e keq të Lyon. Pikërisht kështu, sepse skuadra e Flick u kthye prepotente me mrekullinë e Gnabry në të 18. Spektakolar gjermani që preu gjithë linjën difensive përpara se të lëshonte një të majtë të pakapshme për Lopes.

Bayern nuk diskutoi më asgjë tashmë dhe pas avantazhit dominoi fushën kundër Lyon, duke shënuar edhe golin e dytë në minutën e 33. Një aksion i shpejtë që duhej të finalizohej nga Lewandowski, por ndërhyrja e Lopes i dorëzoi topin Gnabry që shënoi edhe golin e dytë, duke vendosur deri në këto momente ndeshjen. Garcia bëri cfarë mundi me zëvendësimet, por Dembele e Aouar humbën shumë raste, gjë që nuk bëhet kundër një skuadre si ajo bavareze.

Bayern hipotekoi finalen e Champions League me golin e tretë dy minuta nga fundi i takimit. Këtë herë është Lewandowski që vë emrin në listën e shënuesve, duke realizuar në të gjitha ndeshjet e kompeticionit që ka luajtur. Polaku shënoi me kokë në zhvillimet e një goditje dënimi, duke u ndihmuar disi edhe me duar mbi Marcal. Gjithsësi në finale me plot meritë shkon skuadra e Flick, që ka statistika impresionuese: 10 fitore në 10 ndeshje në Champions, 20 radhazi në të gjitha kompeticionet e me një Lewandowski me 15 gola në Champions e 55 në të gjithë sezonin PSG është i paralajmëruar...

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI