Pjesa e parë mes Dinamo Tbilis dhe Tiranës u mbyll me avantazhin e skuadrës shqiptare 0-1. Në fushën e gjerogjianëve, bardheblutë vuajtën disi në minutat e para, por me kalimin e minutave, e rritën ritmin.
Madje, në sekondat e fundit të pjesës së parë, Torassa shënoi për bardheblutë e Egbo, për t’i çuar skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 0-1.
Cale bën gjithçka mirë nga krahu i majtë dhe arrin të pasojë për Bathën. Mesfushori e merr keq topin dhe mbrojtja vendase arrin të neutralizojë rrezikun fillimisht, por pas një keqkuptimi, Torassa përfiton dhe shënon në mënyrë karambolike. Pak rëndësi ka, Tirana shumë pranë kualifikimit.
https://streamable.com/lc26ll